Fjalë Kyçe

Haradinaj i reagon ashpër BE-së për statutin e Trepçës: Ju ka humbur rruga në oborr

Haradinaj i reagon ashpër BE-së për statutin e Trepçës: Ju ka humbur rruga në oborr

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, e cila sot ka thënë çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës./Gazeta Alo/