Fjalë Kyçe

Haradinaj: I tronditur nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë

Haradinaj: I tronditur nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se ndihet i tronditur nga aksidenti me fatalitet që ndodhi në autostradën Shkup- Tetovë.

Sipas tij, kjo tragjedi ka prekur shumë familje derisa ka shumë persona të vdekur e dhjetëra të lënduar.

“I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lënduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit. RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.