Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të sotëm që kishte me gjithë krerët e shtetit, ku tha se temë e diskutimit ka qenë platforma e dialogut.
“Ajo që sot u arrit si dakordim ishte që platforma kurdo që është e gatshme t’i paraqitet parlamentit”, tha ai.
Ndërsa, kreu i qeverisë ishte i qartë sa i për ketë taksës, ku ritheksoi se ajo do të qëndroi.
I pyetur nga gazetarët, Haradinaj foli dhe për anulimin e vizitës të gjeneralit amerikan, ku tha se nuk i di arsyet, ndërsa në mënyrë zyrtare theksoi se nuk ka marrë asnjë komfirmim për anulime të vizitës, shkruan kp.
Këto komente, kryeministri Haradinaj i tha gjatë vizitës që i bëri kompanisë së prodhimeve nga druri “Gacaferi”, në qytetin e Pejës