Fjalë Kyçe

Haradinaj kërkon kompensimin e orëve të humbura, thotë se janë në pyetje fëmijët

Haradinaj kërkon kompensimin e orëve të humbura, thotë se janë në pyetje fëmijët

Kryeministri, Ramush Haradinaj, pas më shumë dy orë gjysmë debat ka mbërritur në Kuvend, ku po debatohet për mundësin e kompensimit të orëve të humbura.

Kreu i ekzekutivit tha se nuk duhet të jepen deklarata të vrazhda por duhet të ftohet me respekt Sindikata e Arsimit, që të pranojë kompensimin e orëve.

“Nuk është çudi që ndodhë ku diskutim pa marrë parasysh që në e dimë që ministri është Nismës. Sindikata ka mirëkuptim t’i kompensojmë orët e humbura pasi është në interesin e mësimdhënësve e edukatorëve”.

“Ministria në nivelin nacional nuk i emëron drejtorët e shkollave kjo është kompetencë e nivelit komunal”.

“Nuk është arsye ta jepni një vlerësim tuajin pasi ka të bëjë më fëmijët. Ne duhet të ndalemi dhe t’i kërkojmë sindikatës me respekt t’i kompensojnë orët e humbura”.