Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Kryeiministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, në një konferencë për media, ka deklaruar se ka kërkuar përkrahjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave.
“Po ashtu angazhimi është i rëndëshishëm për perspektiven evropian për Kosovës, në delgacionin e sotëm, është zgjeruar veprimtaria e përbashkët. S’ka dilemë që biseduame edhe për vizat, të dinamikave të mundshme. Për mua është me rëndisi përkrahja e Gjermanisë, ia kërkova ndihmën se ne jemi vend i vogël që të vahzdojë të tregoj të vërtetën e Kosovës të gjithëve”, deklaroi Haradinaj.
Në këtë konferencë Haradinaj ka thënë se vizita e tretë e zëvendëspresidentit Wieland, dëshmon interesimin e tij për Kosovën.
Sipas Haradinajt në këtë takim Wieland ka shprehur interesimin e plotë edhe për projekte të tjera të përbashkëta dhe një prej tyre ka qenë programi për arsim, shkëmbimi i përvojave dhe i nxënësve, pra siç theksoi Haradinaj që nxënësit e Kosovës të shkojnë në Gjermani dhe nxënësit gjermanë të vijnë në Kosovë.