Fjalë Kyçe

Haradinaj këshillon Vetëvendosjen të përdor tryezat politike përpara protestave

Haradinaj këshillon Vetëvendosjen të përdor tryezat politike përpara protestave

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar për nesër një protestë para Prokurorisë së Shtetit.

E për këtë proteste ka reaguar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke thënë se Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar.

Sipas tij, protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike.

“Kosova është një shoqëri demokratike ku liria e shprehjes dhe protestës është një e drejtë e garantuar.

Protesta kundër korrupsionit, me kërkesën për dorëheqjen e bartësve të pozitave të larta në sistemin e drejtësisë, si pushtet i ndarë, është e drejtë qytetare dhe politike. Por, presioni i rrugës mbi drejtësinë është precedent që nuk i kontribuon vendosjes së saj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai tutje ka thënë se lëvizja Vetëvendosje duhet t’i shteroj të gjitha rrugët institucionale.

“Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt i respektueshëm parlamentar, e ftoj të shterojë të gjitha rrugët institucionale, të përdorë së pari interpelancat parlamentare, tryezat politike dhe debatet me ekspertët për sistemin e drejtësisë”.