Fjalë Kyçe

Haradinaj: Komunitetet në Kosovë duhet të përfshihen në Delegacionin Shtetëror për Dialogun me Serbinë

Haradinaj: Komunitetet në Kosovë duhet të përfshihen në Delegacionin Shtetëror për Dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputeten e komunitetit turk Müfera Şinik dhe Enis Kervan.

Haradinaj, ka thënë se ky takim është zhvilluar me qëllim që në Delegacionin Shtetëror për Dialogun me Serbinë të përfshihen edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë, shkruan Gazeta Alo.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ekspertiza e Enis Kervan, do të jetë e mirëseardhur në procesin e dialogut të Brukselit.

Postimi i tij i plotë:

Me qëllim që në Delegacionin Shtetëror për Dialogun me Serbinë të përfshihen edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë, këtë mëngjes bashkëbisedova me deputeten e komunitetit turk, Müfera Şinik dhe Enis Kervan, ekspertiza e të cilit do të jetë e mirëseardhur në procesin e dialogut të Brukselit. Komunitetet joshumicë përfshirë edhe turqit janë pjesë e pandashme e realitetit të Republikës së Kosovës duke u dhënë mbështetje të gjitha proceseve të shtetndërtimit. Fuqizimi i turqve të Kosovës në kontekst të dialogut me Serbinë ndikon në forcimin e pozicionit të vendit tonë si shoqëri e vlerave, siç janë shumëetniciteti dhe diversiteti kulturor./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj