Fjalë Kyçe

Haradinaj: Kosova asnjëherë nuk do të jep tokë për njohje nga Serbia

Haradinaj: Kosova asnjëherë nuk do të jep tokë për njohje nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të jep tokë për njohje.

Madje, edhe nëse ky është çmimi Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia. Sipas tij, vendimi për taksën ndaj produkteve serbe është veprim që pengon formalizimin e një ndarje të Kosovës.

Këto, komente kryeministri Haradinaj i bëri në Akademinë Përkujtimore me rastin e 29-vjetorit të vrasjes së heroit Enver Hadri, shkruan Gazeta Alo.

“Vendimi për taksën është veprim që pengon formalizimin e një ndarje. Kosova nuk jep tokë për njohje edhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia. Burrat si Enver Hadri e kanë sjellë Kosovën këtu ku është dhe ia kemi borxh ne shqiptarët që të mos lejojmë një Toplicë të dytë ”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, tash 20 vite pas luftës dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë u devijua nga disa qarqe në Kosovë e në Bruksel.

“Sot 20 vjet pas çlirimit dhe kur po hyjmë në dekadën e dytë të pavarësisë, dialogu u devijua nga disa qarqe në Kosovë e në Bruksel duke u shndërruar në qarqe për territore”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, duke folur për veprën e Enver Hadrit, ka deklaruar se pikërisht sot na duhet një shembull i heroit të Hadrit që të mos na përsëritet historia.

Haradinaj tha se Enver Hadri është mëshirim i fatit të shqiptarëve ndër shekuj./Gazeta Alo/