Fjalë Kyçe

Haradinaj: Kosova dhe Gjermania tani kanë një nivel të ri të marrëdhënieve

Haradinaj: Kosova dhe Gjermania tani kanë një nivel të ri të marrëdhënieve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova dhe Gjermania tani kanë një nivel të ri të marrëdhënieve në temat ekonomike, politike dhe në lëvizjen e lirë.

Gjatë vizitës që po zhvillon në Berlin, ku është takuar me kancelaren Angela Merkel, Haradinaj ka thënë për RTK se në takim me Merkelin është biseduar për taksën, për vizat dhe veçanërisht për dialogun.

Kurse në lidhje me liberalizmin e vizave, kryeministri është treguar i matur, duke pohuar se nuk po dëshiron me u nxitu me i thanë shumë tema, po siç tha ai Gjermania e ka pozicion të qartë, pro liberalizimit.

Ai po ashtu ka thënë se nuk ka kërkesa për kushte të tjera për liberalizmin e vizave, duket shtuar se kjo çështje pritet vetëm të hyjë në rend dite në takimin e zyrtarëve të BE-së.

Kurse në lidhje me marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se të gjitha temat mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të hyjnë në një dokument të vetëm të marrëveshjes.

Kryeministri ka sqaruar se në takimet që ka pasur me zyrtarët gjermanë, e vetmja temë e diskutimit për arritjen e marrëveshjes, ishte njohja mes dy vendeve me kufijtë aktualë.

Në lidhje me takimin që ka realizuar me kancelaren Merkel, Haradinaj ka treguar se vetëm mënyra e takimit dhe e protokollit, që është realizuar në zyrën e punës së Merkelit, ku kanë biseduar për më shumë se një orë thotë shumë për këtë takim.

“Mundem me i uruar Kosovës një nivel të ri të marrëdhënieve me Gjermaninë, pasi është një nivel i ri i marrëdhënieve mes dy vendeve, në temat ekonomike, politike dhe në lëvizjen e lirë”, ka thënë Haradinaj.