Fjalë Kyçe

Haradinaj: Kosova nuk ndahet as në tavolinë, as pas shpine e as në front

Haradinaj: Kosova nuk ndahet as në tavolinë, as pas shpine e as në front

Ramush Haradinaj në zgjedhjet e 6 tetorit do t’ia mësyjë përsëri postit të kryeministrit.

Duke qenë se sot ka filluar edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme, ish-kreu i Qeverisë ka publikuar disa prej zotimeve të tij.

Një prej tyre është edhe ai për ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, kauzë me të cilën Haradinaj është marrë pothuajse më shumë se një vit përgjatë kohës sa ka qenë kryeministër.

Në këtë zotim Haradinaj thotë se Kosova nuk do të ndahet as në tavolinë, as prapa shpine e as në front.

“17 shkurti është i paprekshëm thotë Haradinaj”.

Ndër të tjera Haradinaj përmend edhe miqësinë  perëndimin e SHBA’në duke thënë se çdo shqiptari “i rreh zemra me urimin, Zoti e bekoftë Amerikën”, ka thënë Haradinaj

Tutje ai përmend fushën edhe fushën shëndetësisë, pasi sipas tij kosovarët meritojnë trajtim dinjitoz.

Premton edhe investime në ekonomi, luftim të korrupsionit dhe cështje të tjera.

Në fund thotë se do të luftojë për njohje reciproke me Serbinë, duke shtuar se “sovraniteti i Kosovës, kufijtë e Kosovës, çështja e të zhdukurve nuk janë për negocim”, ka thënë tutje Haradinaj.