Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka pasur një takim me studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare të Kosovës, që kanë ardhur nga 26 shtete të ndryshme të botës.
Para tyre, Haradinaj foli për rrugëtimin e shtetit të Kosovës duke theksuar se vendi ynë është vlerë euro-atlantike dhe partner i dobishëm në sfidat e rajonit.
“E drejta jonë duhet të njihet e plotë, si një demokraci e re, që aspiron të ketë vendin meritor në familjen e kombeve të lira. Në takim me studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare të Kosovës, nga 26 shtete, pata kënaqësinë që të flas për shtetin tonë, këtë vend të sakrificave, që po shndërrohet në partner serioz për paqe e prosperitet”, shkroi Haradinaj.