Fjalë Kyçe

Haradinaj kritkon Kurtin se pranoi ngjitësat në targa nga paniku për shkak të rezultatit zgjedhor

Haradinaj kritkon Kurtin se pranoi ngjitësat në targa nga paniku për shkak të rezultatit zgjedhor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e kritikoi Kryeministrin e Kosovës – Albin Kurtin, për marrëveshjen e arritur me Serbinë për targat.

Sipas tij, kjo logjikë e negocimit me ngjitësa është gabim dhe se Kurti ka vepruar nga paniku për shkak të rezultatit zgjedhor.

“Pak a shumë është si fusnota. Ne kemi pranuar që republika jonë të fshihet në një shtet tjetër. Logjika e negocimit që e ka bërë Kurti për këto ngjitësa është krejt gabim, se krejt e ka pasur nga paniku për rezultatin zgjedhor”.

“Shihet që në panik ka vepruar dhe se nuk e ka bërë mirë planifikimin për këto tema”.

“Nuk është reciprocitet me ngjitësa. Nuk ka pasur nevojë Kurti ta pranojë ngjitësin. Është dashur t’i thotë Serbisë që ‘tash nuk t’i lë më tabelat të hyjnë në Kosovë sepse afati ishte deri në këtë ditë, e prej kësaj dite ose i pranon tabelat e mia, ose s’ka marrëveshje fare’, por ai e ka pranuar fshehjen e republikës”, deklaroi Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova.