Fjalë Kyçe

Haradinaj: Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haradinaj: Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Haradinaj ka thënë se situata është serioze, teksa ka shtuar se aplikimi për anëtarësim duhet bëhet sa nuk është bërë vonë.

“Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kryeministër Kurti, bëj kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Mos u vono se situata është më serioze se sa mund të kujtosh! Retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, ka shkruar ai.