Fjalë Kyçe

Haradinaj kujton masakrat në fshatrat e Rahovecit, thotë se kriminelët do të sillen para drejtësisë

Haradinaj kujton masakrat në fshatrat e Rahovecit, thotë se kriminelët do të sillen para drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e 25 marsit në fshatrat Celinë, Fortesë e Brestoc të Rahovecit.

Haradinaj, ka shkruar se në 20 vjetorin e rënies së grave, burrave, pleqve dhe fëmijëve e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se si shtet dhe shoqëri, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë.

Postimi i tij i plotë:

Kur i kujtojmë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë, e masakrës së 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë. Ne, si shoqëri dhe shtet, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë./Gazeta Alo/