Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Administratës Publike, Bujar Nerjovaj.
Lirimi është bërë me kërkesën e Nerjovajt me qëllim të vazhdimit të procesit gjyqësor.
Haradinaj e ka falënderuar tashmë ish-zv.ministrin për punën dhe kontributin në Ministrinë e Administratës Publike.
Nerjovaj, që kishte shërbyer si drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, pasi ishte shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga Gjykata Themelore në Prizren.
Atëherë u njoftua se dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.