Fjalë Kyçe

Haradinaj: Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është sulm mbi sovranitetin

Haradinaj: Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është sulm mbi sovranitetin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së shteteve të Quint-it, ku e mbështesin mbajtjen e referendumit të Serbisë edhe në Kosovë.

Haradinaj tha se pretendimi i Serbisë që të organizojë referendum kushtetues në territorin e Kosovës është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin kushtetues të Kosovës.

Kujtojmë se gjatë ditës krerët e institucioneve kanë mbajtur takim me vendet e Quin-it, ku pas takimit, Osmani, Konjufca e Kurti me deklaratë të përbashkët thanë se “përveç se u ritheksua se qytetarët serb të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse, institucionet bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare”.

Kujtojmë se referendumi serb do të mbahet të dielën.