Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar përplasjet e ashpra mes Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishën.
Haradinaj, kur pyetet nëse mendon se Berisha ka qenë “argat i Millosheviqit”, ashtu sic e quan Thaci, thotë se kjo nuk mund të qëndrojë aspak.
“Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuciqit” , ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka treguar një histori që ia ka rrëfyer Berisha për lidhjen e tij me Kosovën që kur ka qenë fëmijë.
“Sali Berisha ma ka treguar një histori me agjin e tij. Më ka treguar se kur ka qenë i vogël ka ecur deri në një kodër në zonës ku ka jetuar. Prej atje ku shihej Kosova. Agja i ka thënë se atje është Kosova dhe ajo është zemra e Shqipërisë”, ka treguar Haradinaj.
Sipas Kryeministrit, kjo tregon se lidhja e Berishës me Kosovën është e thellë dhe ai nuk mund të shihet si bashkëpunëtor i Serbisë asnjëherë.