Fjalë Kyçe

Haradinaj: Më e mirë është ‘Sempre’ se ‘Plazma’

Haradinaj: Më e mirë është ‘Sempre’ se  ‘Plazma’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar gjatë ditës së sotme fabrikën ‘Liri’ në Prizren, ku mes të tjerash ka përmendur edhe efektet e taksës 100% ndaj Serbisë. Ka thënë se prodhimi në fabrikën ‘Liri’ janë rritur për 100% për shkak të taksës.

Ai mes të tjerash është deklaruar edhe lidhur me presionin ndërkombëtarë për taksën. Kryeministri nuk e ka quajtur presion, por e ka konsideruar mendim ndryshe.

“Nuk kemi presion kemi mendime të ndryshme, por shiheni këtë rast [fabrikën liri v.j], imagjinojeni këtu është rritur prodhimi për 100%. a ka më të mirë se kjo”.

Haradinaj mes të tjerash ka krahasuar edhe produktet kosovare me ato nga Serbia. Ka thënë se produkti ‘Sempre’ është më i mirë se ‘Plazma’ që vjen nga Serbia.

“‘Sempre’ mos të koftë ma e mirë se ‘Plazma’, se është po e është e jona. Unë i kam pyet fëmijët a bleni ‘sempre’, tash e blejmë e kemi në shtëpi dhe është në rregull”, ka deklaruar Haradinaj.