Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka depërtuar në bastionin kryesor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Drenicë, duke marrë asamblistin më të votuar të kësaj partie, Naim Bazajn.
Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, njëherëshit edhe lider i AAK-së, ka njoftuar sot se ka qëndruar në familjen e Bazajt duke bërë të ditur se Bazajn rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë në AKK, shkruan Insajderi.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se përvec Bazajt, AAK-së i janë bashkuar edhe disa anëtarë të tjerë.
“Mikpritje shqiptare, në konakun e familjes patriotike Bazaj të Drenicës. Bujaria dhe atdhedashuria, që e shquajnë tërë Drenicën, janë tipare edhe të Naimit, një nga komandantët e dalluar të ushtrisë sonë çlirimtare, i cili rrugëtimin politik ka vendosur ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme. Falemnderit për mikpritjen dhe besimin në vizionin e Aleancës për shtetin dhe atdheun. Të vërtetë në luftë, ashtu edhe në paqe. Dalshim faqebardhë!”, ka shkruar Haradinaj.
Naim Bazaj ka qenë asamblisti më i votuar i PDK-së në Komunën e Dreansit në zgjedhjet e parafundit.