Me rastin e 109 vjetorit të lindjes së Shën Terezës, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj në faqen e tij zyrtare në facebook, ka kujtuar shembullin unik që i dha botës me humanizim e saj, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj shkruan se Shën Tereza në mënyrë të mahnitshme mëshiroi idenë e shërbimit për paqe duke i dhënë emër dhe vlerë popullit të saj.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Nobelistja e parë shqiptare, Shën Tereza, me mrekullitë e saj, i dha botës shembullin më unik dhe të papërseritshëm të humanizmit. Ajo e shndërroi në kult mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare, duke e universalizuar në përmasa botërore. Sot, në 109 vjetorin e lindjes, me krenari kujtojmë trashëgiminë e jashtëzakonshme të Shën Terezës, që në mënyrë të mahnitshme mishëroi idenë e shërbimit për paqe, duke i dhënë emër dhe vlerë popullit të saj. Të lartësuara qofshin përjetë emri dhe vepra e saj!