Në 20 vjetorin e çlirimit të komunës së Vushtrrisë, kryeministri i Koosvës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo ditë erdhi si si rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj, ka shkruar se qytetarët e Vushtrrisë, po i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare.
“Sot bëhen 20 vjet nga Çlirimi i Komunës së Vushtrrisë që erdhi si rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim. Në këtë ditë të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, po i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare sikurse sot duke përuruar sheshin dhe shtatoren e njërit nga figurat më të shquara që njeh historia Hasan Prishtina në Vushtrri, veprimtarit të palodhur për çështje kombëtare”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.