Fjalë Kyçe

Haradinaj: Në Ambasadën Amerikane shkoj me qejf

Haradinaj: Në Ambasadën Amerikane shkoj me qejf

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media, ka folur edhe për takimin që ka pasur me nënsekretarin amerikan, David Hale së bashku me liderët shtetëror në Ambasadën e Amerikës në Kosovës.

I pari i ekzekutivit,  ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ai ka shkuar në Ambasadën Amerikane dhe se shkon gjithmonë me qef.

“Para se me kanë shtet, pasi jemi bërë shtet, ne gjithmonë kemi shkuar atje. Perfekt është, si ditën, si natën, shkoj me qef. Ardhja e Hale është nder për Kosovën. Është i deleguar i Amerikës për krejt globin, dhe i falënderohem që ka gjetur kohë edhe për Kosovën. Është e vërtetë që kemi disa dallime në ide, por ne kemi unitet sa i përket platformës” ka thënë Haradinaj./Gazeta Alo/