Fjalë Kyçe

Haradinaj në takim me diplomatin britanik: Kosova e interesuar për arritjen e marrëveshjës finale me Serbinë

Haradinaj në takim me diplomatin britanik: Kosova e interesuar për arritjen e marrëveshjës finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje rreth takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Haradinaj, ka thënë se temë e takimit kanë qenë zhvillimet politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Alo.

Po ashtu, Haradinaj ka bërë të ditur se është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi ku është thënë se Kosova është e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshi kapitullin e tregtisë së lirë.

Postimi i tij i plotë:

Me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, bashkëbiseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. E vendosur për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjës finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshi kapitullin e tregtisë së lirë. Kosova ka folur me një zë dhe për këtë ka votuar në Kuvend Ligjin dhe Platformën për Dialog, që përfaqëson unitetin e institucioneve tona. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe qëndrimin e palëkundur në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj