Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se nëse nuk miratohet buxheti për vitin 2020, është rrezik që në prill të bankrotojmë.
Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur edhe për buxhetin ku tha se se pa Qeveri, jo vetëm që shteti bankroton, por dështon tërësisht, pasi mundësia e vetme ligjore është që të vazhdohet buxheti për muajin mars, duke iu drejtuar Parlamentit aktual me kërkesë në mënyrë që të jap pëlqimin që të shfrytëzohet buxheti edhe për një muaj më shumë.
“Në bazë të Ligjeve të Kosovës, një e dymbëdhjeta e buxhetit aktivizohet me automatizëm, për muajin janar e shkurt. Ndërsa në fund të shkurtit nëse nuk ka Qeveri të Re, dhe nuk votohet ligji për buxhetin ekziston një procedurë për me i kerku Paralamentit, për vazhdim të buxhetit edhe për mars. Për më 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht. Deri më 1 prill, është fundi. Edhe kjo e marsit, para 1 marsit ne duhet me ju drejtu këtij Parlamenti me një kërkesë për me na dhënë pëlqimin edhe për një muaj, është mundësia e vetme e fundit ligjore është vazhdimi për 1/12 edhe për mars. Aktualisht në janar dhe shkurt nuk ka pengesa dhe vështirësi të funksionimit buxhetor, çdo gjë është në rregull, por nëse hyjmë në zonën e kuqe të gjysmës së dytë të shkurtit pa buxhet, atëherë fillon rreziku”, tha Haradinaj.