Fjalë Kyçe

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Ne politika i kemi fajet dhe vërtetë jemi për kritikë

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Ne politika i kemi fajet dhe vërtetë jemi për kritikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve në Krushë të Madhe të Rahovecit ka thënë se ishte e drejtë që më 1999 ndërhyri NATO në Kosovë për të ndalur tragjedinë ndaj popullit kosovar.

Ai ka thënë se vendet e NATO-s, u bënë bashkë dhe e ndalën të keqën dhe tragjedinë që i ndodhte popullit të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Ndërsa, ka thënë së e gjithë toka e Kosovës është e mbushur me kujtime , me luftëra dhe kohë të vështira që ka kaluar populli i Kosovës, duke shtuar se jemi të gatshëm me jetu në paqe.

“Ne politika kemi shumë faje, dhe vërtetë jemi për kritikë në shumë drejtime, ne do ti nderojmë të rënët për liri duke punuar më sinqertë për vendin, duke mos e vjedh vendin, duke mos lakmu vetëm për të afërmit tonë’, ka thënë Haradinaj.

Ai, edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Kosova nuk do të jep asgjë në shkëmbim të njohjes nga Serbia.

“Është e pakuptimtë një lloj pajtimi i kryeqendrave kudo që janë ato me qëndrimin e Serbisë se Kosova duhet të jep diçka për njohje, është e pakuptimtë, s’ka logjikë, si ka mundësi me u mohu se ekziston Krusha, Suhareka. Si ka mundësi presidenti Vuqiq, kryeministrja Bernabiq me e mohu këtë të drejtë, si dojnë ata me i dhënë paqe Ballkanit kështu”, ka thënë ai.

Sipas , të parit të ekzekutivit, Serbia nuk mund të ec përpara duke i mohuar dhimbjet e krimet.

“Nuk është rruga përpara duke e mohuar dhimbjen e krimet. Janë dhjetëra e dhjetëra vende ku janë vra civil të shumtë. Ne edhe me këto varreza, edhe me këto të pagjetur kemi shku në dialogu dhe s’kemi vendos kushte, e ata po vendosin kushte, ku është faji, dikund është”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, ka thënë se pajtimi më Serbinë nuk nënkupton amnisti ligjore

“Nëse ne vendosim rend dhe ligj në vend atëherë drejtësia do të arrihet. Kur themi ne me u pajtu me Serbinë nuk nënkuptojmë amnisti ligjore, pajtimi është me u marr vesh me  e njoft njëri –tjetrin, këtë e kemi edhe ne interes. Ne synojmë me u pajtu dhe me u njofto në kufijtë ekzistues, ne synojmë me u anëtarsu në NATO DHE be-. Ne kemi ushtrinë tonë dhe po ashtu do të jemi më të sigurtë kur hyjmë në NATO dhe që është mbrojtje kolektive”.