Fjalë Kyçe

Policia kërkon edhe një personazh të TikTokut për abuzimin seksual me të miturin në Klinë

Policia kërkon edhe një personazh të TikTokut për abuzimin seksual me të miturin në Klinë

Policia e Kosovës të martën ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e një personazhi tjetër të TikTokut pas dyshimeve për abuzim seksual me një fëmijë të mitur në Klinë.

Policia më herët arrestohet V.B., i cili dyshohet për “abuzim seksual” me një të mitur në Klinë gjatë një sfide në TikTok. Personi tjetër ishte bashkë me V.B. në ‘live’ në momentin kur dyshohet se ka ndodhur abuzimi.

Policia nuk e ka identifikuar me emër, por ka thënë se fotografia e të dyshuarit është siguruar në rrjetet sociale. Ai po dyshohet për “shtytje nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.

Video për të cilën është arrestuar ky person, është fshirë edhe nga TikToku. Videoja është publikuar të hënën.