Fjalë Kyçe

Haradinaj ngushëllon familjen e 7 vjeçarit: Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda

Haradinaj ngushëllon familjen e 7 vjeçarit: Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e 7 vjeçarit kosovar në Zvicër, të cilit jetën ia mori një grua 75 vjeçare.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se mendimet dhe lutjen e tij janë me familjen e 7 vjeçarit në këto raste të rënda, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Ndajë dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda./Gazeta Alo/