Fjalë Kyçe

Haradinaj ngushëllon familjen e akademikut Idriz Ajeti

Haradinaj ngushëllon familjen e akademikut Idriz Ajeti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka ngushëlluar familjen e akademik Idriz Ajeti, i cili dje ndërroi jetë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se veprimtaria e gjerë shkencore dhe virtytet e larta njerëzore të dijetarit të shquar do të kujtohen e nderohen përherë dhe do të jenë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Me bashkëpunëtorë për ngushëllim në familjen e akademikut të ndjerë Idriz Ajeti. Veprimtaria e gjerë shkencore dhe virtytet e larta njerëzore të dijetarit të shquar do të kujtohen e nderohen përherë dhe do të jenë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm. U prehtë në paqe./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj