Fjalë Kyçe

Haradinaj: Një familje u shua që të ringjallet një popull i robëruar

Haradinaj: Një familje u shua që të ringjallet një popull i robëruar

Homazhe në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin qeveritar.

Haradinaj, ka thënë se një familje u shua në mënyrë që të ringjallet një popull i robëruar, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, në Prekaz ka ndodhur kthesa e madhe dhe falë kësaj kthese populli i Kosovës sot jeton i lirë.

“Sot përulemi me respekt para varrezave ku pushon komandanti legjendar, heroi i kombit tonë Adem Jashari dhe familja e tij në shenjë respekti për këtë sakrificë por edhe në shenjë respekti për të gjithë brezat që ranë për liri. Vërtetë një familje u shua në mënyrë që të ringjallet një popull i robëruar atëherë Kosova. Këtu në Prekaz ka ndodhur kthesa, falë së cilës sot jemi të lirë”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Alo/