Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Ai thotë se garancë për të vazhduar bisedimet me Beogradin, është krijimi dhe arritja e një marrëveshje kornizë, ku do të listoheshin gjërat që do të diskutohen gjërat që do të dërgonin deri tek njohja reciproke.
Sipas tij, nuk ka nevojë që dy shtete që kanë nënshkruar IBM-in (Marrëveshjen për Menaxhim të Integruar të Kufijve), të kthehen edhe një herë tek tema e kufijve, për të cilët janë marrë vesh, raporton Gazeta Express.
Teksa ka folur për Samitin e Parisit, Haradinaj ka thënë se Kosova është duke u përgatitur për një samit të tillë, për të cilin thotë se mund të dështojë, por jo për faj të Kosovës.
“Është shumë me rëndësi që të kemi një pocizion krijues si Kosovë. Ne veç kem punue si Kosovë, pozicionin në tema. Sa na përket ne, Parisi mund të mbahet, jemi në përgatitje. Për me mund me ecë përpara, një marrëveshje kornizë e asaj që duhet me u marrë vesh, jo vetëm për Paris. Por edhe nëse nuk ndodh Parisi, që mund të mos ndodh, por jo për fajin e Kosovës”, ka dekalruar Haradinaj, raporton Express.
Kreu i Qeverisë thotë se edhe nëse dialogu rikthehet tek përfaqësuesi i ri i BE’së, një marrëveshje kornizë duhet patjetër.
“Por edhe në vjeshtë nëse ri kthehet dialogu tek përfaqësuesi i lartë i BE-së, i riu, prap duhet një marrëveshje kornizë, për t’u ditur se për çfarë po diskutohet .Pa këtë marrëveshje kornizë, të njohjes reciproke Kosovë-Serbi, nuk ka logjikë. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për IBM( Menaxhim të Integruar të Kufijve). Kur po pyet nganjëherë se për cilët kufij e kemi fjalën, për qëta të IBM, sepse jemi marrë vesh për qata kufijë”, sqaron Haradinaj.
Ai thotë se Serbia dhe Kosova kanë marrëveshje të avansuara sa u përket kufijve.
“Kosova kanë marrëdhënie shumë të avansaura për menaxhimin e kufijve. Nuk mundet Kosova që të rikthehet për të diskutuar IBM, prandaj marrëveshja kornizë, për çka do të disktuojmë, është garancë se a do të diskutojmë më tutje, se a do të ketë dialog a jo”, potencon ai.
Ai thotë se pa e ditur për çfarë do të diskutohet, nuk mund të bëhen udhëtime për turizëm në Paris.
“Nuk kemi nevojë për dialog për turizëm, por një dialog bazë një marrëveshje kornizë, për cka do të flasim. Nuk e kuptoj unë se pse dikush duhet të mi përmend ende kufijtë, kur dy vende kanë IBM. Atëherë pse kemi bë marrëveshje, pse BE-ja ka bërë investim. Prandaj duhet të bëjmë një korniz. Për turizëm shkojmë në Paris edhe për qejf, nuk do të bëjmë asnjë hap të gabueshëm. Unë nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje, që ska qartësi se pse dhe si do të ecë procesi më tutje”, ka përfunduar Haradinaj.