Fjalë Kyçe

Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Zyra e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, përmes një komunikate për media ka njoftuar se është shtyrë për disa orë fluturimi i tij.
“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftim.

Haradinaj është ftuar nga Gjyakata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

—————————-
Haradinaj para nisjes në Hagë: I palëkundur për vendimet e mia, tregun e japim vetëm për njohje

Ramush Haradinaj, që së shpejti mbërrin në Aeroportin e Prishtinës për t’u nisur drejt Hagës, ku do të merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, ka thënë se qëndron i palëkundur në qëndrimet e tij.

“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën! Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.