Fjalë Kyçe

Haradinaj për ikjen e të rinjve nga Kosova: Politika i ka fajet

Haradinaj për ikjen e të rinjve nga Kosova: Politika i ka fajet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për ikjen e të rinjve nga Kosova.

I pyetur nëse Qeveria dhe politika ka faj për ikjen dhe dëshprimin e qytetarëve, ai tha edhe kjo qëndron  dhe se secili duhet të jetë i sinqertë me vetëveten

“Normal që politika i ka fajet edhe unë kam fajet, kushdo që ka përgjegjësi i ka fajet dhe mënyra që me ndryshu këtë gjendje është me u përballë me këtë dhe me ndryshu këtë gjendje. me u tregu të sinqertë, ak thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Alo.

Haradinaj foli edhe për kërcënimet e ardhura nga Beogradi, konkretisht për deklaratat e ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq për ndërhyrje në veri.

Sipas tij, krejt kjo është rrjedhojë e problemeve të brendshme në  Beograd.

“Edhe në Serbi e shohim që janë disa zhvillime të brendshme dhe e shoh që i ndërlidhin me Prishtinën. Prishtina i ka problemet e veta dhe nuk e ka luksin të përzihet edhe aty. Këto deklarata janë për ato zhvillimet e brendshme që i kanë atje”, ka thënë ai.

“Ne nuk kemi ndikim në vendet përreth, ne apelojmë të zyrtarët e Serbisë që cështjet e brendshme t’i kryejnë vetë. Edhe BE-ja duhet t’i kërkojë Beogradit që Kosovën mos ta përfshijë në çështjet e veta të brendshme. Ne nuk jemi të involvuar në asnjë formë në këto zhvillime”, tha në fund Haradinaj.

Këto, komente Haradinaj I bëri pas mbledhjes së Qeverisë./Gazeta Alo/