Fjalë Kyçe

Haradinaj për ish-ministrin gjerman: Kinkel u dha shqiptarëve përkrahje të parezervë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit gjerman, Klaus Kinkel.

Haradinaj, ka thënë se Kinkel i dha zë të drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi dhe shqiptarëve përkrahje të parezervë për rrugën evropiane, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Gjermania e humbi sot nje nga diplomatët më të shquar nga radhët e saj, Klaus Kinkel, derisa Kosova një mik të madh.

Kinkel i dha zë të drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi dhe shqiptarëve përkrahje të parezervë për rrugën europiane.

Ngushëllime për familjen dhe shtetin gjerman për këtë humbje!/Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj