Fjalë Kyçe

Haradinaj për raportin e DASH-it: Shqetësuese cenimi i fjalës së lirë dhe mediave

Haradinaj për raportin e DASH-it: Shqetësuese cenimi i fjalës së lirë dhe mediave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka vlerësuar si inkurajuese vlerësimet e Departamentit Amerikan të shtetit për disa fusha përfshirë edhe tranzicionin e FSK-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Haradinaj megjithatë ka thënë se është shqetësuese, vërejtjet serioze për cenimin e fjalës së lirë dhe mediave, mosndëshkimin e korrupsionit e të tjera.

Postimi i plotë:

Inkurajuese vlerësimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për disa fusha përfshirë edhe tranzicionin e FSK-së. Njëkohësisht shqetësuese, vërejtjet serioze për cenimin e fjalës së lirë dhe mediave, mosndëshkimin e korrupsionit e të tjera. Qeveria t’i adresojë me urgjencë këto gjetje.