Kryeministri Ramush Haradinaj, në 20 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, ka kujtuar sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e atdheut.
Haradinaj tha se ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mban fajtor edhe sot shtetin serb për mosndëshkimin e krimit.
Postimi i plotë:
Në 20-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, kujtojmë sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e Atdheut. Ata erdhën nga ShBA-ja për t’iu bashkuar rreshtit të mbrojtësve të kësaj toke dhe thelbi i rënies së tyre shpalosë dimensionin e vërtetë të luftës sonë çlirimtare.
Ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mbanë fajtor edhe sot shtetin serb për mosndëshkimin e krimit. Duke u përkulur para veprës kulmore të tre Heronjve të Kosovës, Qeveria e vendit zotohet se nuk do të ndalet së vepruari për vendosjen e drejtësisë.