Fjalë Kyçe

Haradinaj për zgjedhjet në Prishtinë: Do të jetë një garë e ngushtë në mes të gjithëve

Haradinaj për zgjedhjet në Prishtinë: Do të jetë një garë e ngushtë në mes të gjithëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë për zgjedhjet në kryeqytet se të gjitha partitë do të garojnë në një garë të ngushtë për të parin e Prishtinës.

Haradinaj tha se Aleanca e ka kthyer gjendjen dhe është organizuar mirë për t’u futur në këto zgjedhje.

Tutje, ai tha se duhet të respektohen të gjithë kandidatët e partive të tjera, shkruan Express.

“I kuptoj plot analista që ne na lojnë në rend të dytë. Ne mendojmë se mund të jetë ndryshe. Duhet t’i respektojmë kandidatët. Shumëçka do të varet nga mobilizimi i partive. Vota vjen edhe si frymë e si koncept, po edhe si strukturë”, është shprehur Haradinaj.

“VV’ja ka strukturë të mirë organizuar në Prishtinë, gjithashtu edhe LDK e PDK, por edhe ne e kemi kthyer mirë gjendjen”, ka thënë Haradinaj.

“Do të jetë një garë e ngushtë në mes të të gjithëve. Pra mund të ndryshojë gjendja në Prishtinë”, shtoi Haradinaj.