Fjalë Kyçe

Haradinaj: Përmes “Sunny Hill” dhe DokuFest, Kosova po dëshmon vlera të mëdha në kulturë

Haradinaj: Përmes “Sunny Hill” dhe DokuFest, Kosova po dëshmon vlera të mëdha në kulturë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka folur rreth “Sunny Hill Festival” dhe DokuFest.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, tha se festivalet ndërkombëtare si “Sunny Hill” dhe “DokuFest” po dëshmojnë që Kosova ka vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, Haradinaj ka përgëzuar Dua Lipën dhe organizatorët e këtyre festivaleve që po u ofrojnë qytetarëve afrmosferë përmes tyre.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:

“Përmes festivaleve ndërkombëtare, si “Sunny Hill” dhe DokuFest, Kosova po dëshmon vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale. Mbresëlënës fakti se angazhimi i pandalshëm i krijuesve të këtyre festivaleve, po mbledh rreth vetës turistë të shumtë, adhurues dhe njerëz të njohur të botës së filmit e të muzikës dhe e rëndit Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdha globale. Përgëzoj këngëtaren tonë me famë botërore Dua Lipa dhe organizatorët e DokuFest, që po iu ofrojnë qytetarëve të këtij vendi një atmosferë të gjallë e përplot entuziazëm. Falemnderit të gjithë atyre që na bëjnë krenarë me veprat e tyre.