Fjalë Kyçe

Haradinaj: Po manipulohet me të dhëna të migrimit, vitin e kaluar ishin vetëm 3515 kërkesa

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se janë duke u publikuar të dhëna të pasakta lidhur me migrimin e popullsisë.

Sipas Haradinajt, ndër vite ka rënë numrin i të migruarve  dhe se vitin e kaluar kanë qenë vetëm 3515 raste.

“Statistikat e fundit reale të migrimit, tregojnë se Kosova nuk përbënë rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 3515 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018, krahasuar me vitin 2015, kur kishin e migruar 67.545 persona”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, në vitin 2018, janë rikthyer vullnetarisht 727 qytetarë të Kosovës. Ai thotë se kjo tregon se ka rënie të migrimit dhe se qytetarët e Kosovës respektojnë parimet bazë të lëvizjës së lirë.

“Të dhënat e pasakta, me ose pa qëllim, dhe manipulimi me shifrat e aplikimeve për viza, të cilat në shumicën e rasteve janë viza turistike, zyrtare dhe të punës, dhe vizita e bashkime familjare, për të cilat qytetarët aplikojnë njëkohësisht në disa ambasada dhe të njëjtit edhe disa herë brenda vitit, e dëmtojnë rëndë procesin e liberalizimit të vizave”, tha Haradinaj.