Fjalë Kyçe

Haradinaj pranon se mund të ketë pasur ndikim në punësimin e kunatës në Telekom

Haradinaj pranon se mund të ketë pasur ndikim në punësimin e kunatës në Telekom

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se mund të ketë pasur ndikim indirekt në punësimin e kunatës së tij në PTK.

Ai ka pranuar se njerëz të AAK-së u punësuan në këtë ndërmarrje dhe këtë e ka arsyetuar me papunësi.

“Ka persona që nuk kanë punu me vite dhe tash iu ka bë një vend pune. Unë kam mund të kem pasur ndikim indirekt por askënd se kam punësu”, ka thënë Haradinaj, duke arsyetuar kështu punësimet në numër të madh të njerëzve të afërt me zyrtarë të AAK-së në Telekom.

KTV-ja ka raportuar për një sërë punësimesh në PTK muajt e fundit, që kur me këtë ndërmarrje kishte nisur udhëheqjen Gent Begolli, anëtar i AAK-së.

Ndër të punësuarit është edhe kunata e kryeministrit,  Vesmira Haxhaj – Haradinaj, që zëvendësdrejtoreshë e financave u bë pa konkurs fare.

Këto deklarata, Ramush Haradinaj i tha në tubimin përkujtimor për dëshmorët e rënë para 20 vitesh në Korishë të Prizrenit.