Fjalë Kyçe

Haradinaj premton mbështetje për Kryqin e Kuq

Haradinaj premton mbështetje për Kryqin e Kuq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetaren e kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni.

Haradinaj, ka thënë se në takim me kryetaren Hyseni është njoftuar me aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare në tërë vendin, duke shtuar se kanë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Nga Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës, u njoftova me aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare në tërë vendin dhe shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Qeveria e vendit do t’u qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave të vullnetit të mirë në çdo kohë, duke i dhënë mbështetje veprimtarisë humanitare në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj