Fjalë Kyçe

Haradinaj pret në Gllogjan kongresmenin amerikan, Ritchie Torres

Haradinaj pret në Gllogjan kongresmenin amerikan, Ritchie Torres

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në Gllogjan, kongresmenin amerikan Ritchie Torres.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme. Në Gllogjan sot, kisha nderin të pres një mysafir të veçantë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres”- ka shkruar Haradinaj.

Më tej, ai ka thënë se të pranishëm ishin edhe Harry Bajraktari, ish-deputetja Vasfije Krasniqi Goodman si dhe kryetarë të komunave, deputetë, e kolegë të tjerë të Haradinajt.Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka pasur të veshur një bluzë me flamurin e Kosovës.