Fjalë Kyçe

Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë, Danatchev në Kosovë

Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë, Danatchev në Kosovë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Danatchev.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e vendit tonë në procesin e integrimit në BE. Në takim lamtumirës me ambasadorin bullgar, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, i shpreha konsideratat e mia për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona.

Kënaqësi të bashkëbisedonim edhe për lojën e sontme në futboll në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, me ç’rast iu dëshiruam fat të dy kombëtareve.