Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, sot pritet të takohet me një delegacion nga Britania e Madhe.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot pritet të takohet me një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar.
Haradinaj do të takohet me delegacionin nga Foreign Office i përbërë nga Andreë Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit Analist, shkruan lajmi.net.
Delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar do të shoqërohet nga ambasadori Ruairi O’Connell dhe takimi me kryeministrin Haradinaj pritet të fillojë në ora 09:30.