Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke parë masivizimin e protestës së qytetarëve të Pejës kundër ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardhë, takoi përfaqësuesit e komunitetit rugovas.
Haradinaj në faqen e tij zyrtare në facebook, ka kërkuar që të bëhet ndërprerja e proceduarve të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë për këtë projekt, shkruan Gazeta Alo.
Ky është postimi i tij i plotë:
Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, nga Ministria e linjës kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e impaktit të këtij projekti në mjedis. Projektet, të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zones së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë.