Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kishte zgjedhur që përmes një letra ta njoftojë presidentin Hashim Thaçi, se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë.
Këtë letër e ka komentuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai i ka thënë se komandanti Rama duhet ta dijë që tashmë është komandant i Ushtrisë dhe të mos bëhet shumë subjekt i medieve, shkruan Gazeta Alo.
“Tash ai duhet ta dijë që është komandant I Ushtrisë sa më pak që bëhet subjekt i mediave më mirë është për të dhe për ushtrinë që ai udhëheq. Nëse ai mendon që është zor me majt ushtrinë mund të ketë ndonjë djalë të ri apo ndonjë vajzë eprore që nuk mendon se është aq zor me e udhëheq ushtrinë , kështu që nuk ka arsye komandanti me dal shpesh në media, pra ka zëdhënësa ministria e tij, ka zëdhënësa ushtria e tij por komandanti le të punon, kemi komunikim konfidencial anulohen vizita, shpeshtohen vizita, pra janë procese të jetës sonë’, ka thënë Haradinaj.
Madje, ka deklaruar se e din se përse për këto anulime të vizatave bëhet kaq shumë zhurmë.
“E kuptoj pse bëhen kaq të zhurshme, por i siguroj se nëse mendojnë se ruhet miqësia duke vepru kështu po e dëmtojnë miqësinë sepse ne jemi po ata të njëjtit që kur e kemi bë aprovimin e ligjit për Gjykatën Speciale nuk dishim fare për miqësinë me Amerikën në atë kohë edhe pse Amerika thojke ju lutem mosni”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Alo/