Fjalë Kyçe

Haradinaj regjistrohet në Kuvend si deputet

Haradinaj regjistrohet në Kuvend si deputet

Ka nisur që nga e hëna, regjistrimi i deputetëve të ri të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Sot, është regjistruar edhe kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj. “Sot, në Kuvendin e Republikës se Kosovës, për të përfunduar regjistrimin për Legjistraturën e VII. Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Sekretariati i institucionit më të lartë legjislativ në vend ka njoftuar se ka nisur përgatitjet për këtë regjistrimin e deputetëve.

Deputetët e rinj janë njoftuar me kohë për datat e regjistrimit, ndërsa gjatë kësaj jave, ata do të kryejnë këtë procedurë teknike.