Fjalë Kyçe

Haradinaj rizgjedhet përsëri kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan ka mbajtur kuvendin e VIII-të zgjedhor për t’i zgjedhur strukturat e reja partiake.

Me këtë rast, roli i AAK-së në këtë komunë u vlerësua lart nga gjithë të pranishmit.

Kryetari i AKK-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se sukseset dhe të arriturat e Deçanit janë pasqyra më e mirë për punën e kryetarit të tanishëm dhe kryetarëve të tjerë nga kjo parti.

Sipas tij, Deçani duhet të mburret sepse ka kontribuar për të drejtën e kombit.

Ndërsa, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i renditi të arriturat që komuna që ai udhëheq i ka arritur.

Të gjitha këto sipas tij janë arritur falë bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithëve, e veçmas kryetarit të degës, Daut Haradinaj, shkruan KP.

Ai u shpreh falënderues dhe ndaj kryetarit të qeverisë, Ramush Haradinaj që sipas tij përmes projekteve po bën që Deçani të duket ndryshe.

Kryetari i rizgjedhur i degës në Deçan, deputeti Daut Hardinaj tha se ndihet krenar për punën që e kanë bërë në këto vite dhe se suksesi është i përbashkët i të gjithëve.

Mandati i strukturave të reja të degës në Deçan është tre vjeçar.