Fjalë Kyçe

Haradinaj: S’është tragjike ikja e të rinjve

Kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk po i duket diçka e keqe ikja e të rinjve për në shtetet e perëndimit. Ai madje i ka inkurajuar ata të shkojnë dhe të punojnë në vendet si Gjermania.

Sipas tij kjo është një shkollë e jetës.

Ai ka treguar se edhe vet kur ka qenë i ri ka punuar në ndërtim kulmesh në Zvicër.

“Nuk e di pse duhet me marrë tragjike këtë punën e shkuarjes në Gjermani për punësim, unë mendoj që edhe kjo është një shkollë e jetës. Falënderoj Gjermaninë për vizat e punës dhe mendoj që kjo është një mënyrë e aftësimit. Nëse një i ri kosovar shkon me punu në një fabrikë, ai aty e mëson sistemin e punës. Shpresoj që të rinjtë të Kosovës për gjatë gjithë kohës që nuk e kanë një vend të punës në Kosovë shpresoj që këto vende të punës me i gjet në tregje të tjera”, ka thënë ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në pjesën përmbyllëse të Konferencës “Arsimi Profesional dhe orientimi profesional”.