Fjalë Kyçe

Haradinaj shkarkon nga detyra zv.ministren Vesna Mikiq

Haradinaj shkarkon nga detyra zv.ministren Vesna Mikiq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zv.ministren e drejtësisë, Vesna Mikiq.

Ky shkarkim ka ardhur pasi që kjo e fundit në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, kishte thënë se “në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO

Haradinaj, ka thënë se në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike.

Postimi i tij i plotë:

Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj