Fjalë Kyçe

Haradinaj shkon i vetëm në Kullën e Jasharajve

Haradinaj shkon i vetëm në Kullën e Jasharajve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me presidentin e vendit Hashim Thaçin kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Mirëpo, nuk janë parë së bashku edhe në Kullën e Jasharajve, pasi kryeministri Haardinaj aty ka shkuar i vetëm, shkruan Gazeta Alo.

Haradnaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në Prekaz buron liria dhe dnerimi është i përhershëm për Jasharajt.

Postimi i tij i plotë:

Në Prekaz, aty ku buron liria, nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re. Komandant, në 11-vjetorin e Pavarësisë, Forca jonë është në rresht me ushtritë e paqes!/Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj